Ndërlidhjet

Edhe Vuçiq në takimin e nesërm në Bruksel


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të takohen nesër në Bruksel.

Takimi është paraparë më herët që të mbahet pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mediat serbe raportojnë se në kuadër të delegacionit nga Beogradi do të jetë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sikurse edhe herave të tjera, takimi do të ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG