Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Zgjedhjet në veri legjitimuan Marrëveshjen e Brukselit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pavarësisht incidenteve që janë shënuar ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se organizimi i tyre në veri dhe pjesëmarrja e serbëve kanë legjitimuar Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd.

“Pjesëmarrja e serbëve në veri definitivisht e ka legjitimuar marrëveshjen e Brukselit për një Kosovë unike, për një Kosovë të re, për një Kosovë si atdhe i gjithë qytetarëve të saj, me përfaqësim në institucionet qendrore dhe lokale”, është shprehur Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë.

“Me përjashtim të incidentit të izoluar, i tërë procesi ka qenë legal, i pranueshëm, i vlefshëm dhe me standarde ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas tij, grupet që kanë shantazhuar, kërcënuar votuesit, subjektet politike dhe organizatorët e zgjedhjeve dhe ata që kanë dmtuar kutitë e votimit, do të ballafaqohen me drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare.

“Definitivisht është dëshmuar se vetëm një vit pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, mund të organizojmë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike”, ka deklaruar Thaçi.
XS
SM
MD
LG