Ndërlidhjet

logo-print

Times: Nga Marsi në Mumbai


Pamje nga Mumbai...

Pamje nga Mumbai...

India është një vend në të cilin një e treta e popullatës nuk ka rrymë, ndërsa gjysma e popullatës nuk kanë nevojtore private, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze Times dhe vazhdon duke dhënë shifra të tjera për Indinë.

Çdo vit 1.7 milionë fëmijë në Indi vdesin nga sëmundje parandaluese dhe gjysma e fëmijëve që jetojnë, vuajnë nga mungesa e ushqimit. Pra këtij vendi i duhen shumë gjëra, por është e qartë se jo edhe misioni në Mars.

Deri tash në Mars kanë dërguar misione tri entitete: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Bashkimi i zhbërë Sovjetik, shkruan Times, duke shpjeguar se me lansimin e raketës Mangalyaan (që në gjuhën hindu do të thotë Aeroplan i Marsit), Organizata Indiane për Kërkime të Hapësirës shpreson të mbledhë gaz metan nga atmosfera e Marsit, që mund të prodhoj dijeni shkencore për import të madh, thonë udhëheqës të projektit.

Nuk ka dyshim, po ashtu, se misioni i gjithësisë është mënyrë për projektimin e nivelit të Indisë, veçanërisht në dritën e misionit të dështuar të Kinës në Mars, në vitin 2011, shkruan Times londinez.

India nuk është më pak e ndjeshme as për etje të krenarisë kombëtare ose për synim për zbulim shkencor, se cilido vend tjetër. Megjithatë, ka një varg të nevojave, që shumë më mirë do ta pritnin shumën prej 1 miliard dollarësh, që shpenzohet çdo vit në programin e gjithësisë së Indisë.

Shpeshherë është thënë se problem i qëndrueshëm i Indisë është varfëria e popullit të saj. Me të vërtetë numrat janë shokues. Sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, 37% e banorëve të Indisë jetojnë nën linjën e varfërisë.

Në tetë shtetet më të varfra të Indisë ka më shumë njerëz të varfër se sa në të gjitha 26 shtetet më të varfra të Afrikës. Një prej tre fëmijëve me mungesë ushqimi është nga India. Pra, ekziston rasti për transferin e menjëhershëm të parave, që po shpenzohet në programin e gjithësisë, për ata që kanë nevojë, shkruan e përditshmja londineze Times.

Financimi i projekteve publike nuk është aq i thjeshtë. Konsensusi politik është rritur për krenari kombëtare që synon programi i gjithësisë, megjithëqë një konsensus i tillë nuk ekziston ende për tu marrë me varfërinë e tepërt, që nuk e lejon Indinë të shkëlqejë, siç thoshte një slogan optimist aktual zgjedhor.

Megjithatë, do të duhej të ishte e mundshme që paratë e përkushtuara për gjithësi,të transferoheshin dhe të zbatoheshin për gjithësinë publike.

Dështimet e mëdha të Indisë janë dështimet në politikën publike. Qeveria e korruptuar dhe shërbimet e dobëta nënkuptojnë se në vendin që i ka 55 miliarderë, pothuajse katër prej 10 njerëzve të rritur nuk dinë lexim.

Kur Kina i shpenzon 203 dollarë amerikanë për një person për kujdes shëndetësor, Brazili 483 dollarë, India i shpenzon vetëm 39 dollarë për njeri.

Pavarësisht se e meriton reputacionin e forcës për industrinë botërore të kompjuterëve, vetëm një e dhjeta e gjithë banorëve të Indisë aktualisht e përdorë Internetin.

Hendeku ndërmjet shqetësimeve të klasës politike dhe brengave të elektoratit është më i madh se në çfarëdo demokracie të krijuar në botë, shkruan Times.

Ekonomia në Indi ka përfituar shumë nga liberalizimi, që filloi në vitin 1991, sipas udhëzimeve të njeriut, i cili tash është kryeministër. Ky njeri është Manmohan Singh. Shkalla e rritjes, e cila ka qëndruar në 2% për dekada, prej vitit 1991 mesatarisht ka arritur në 6% në vit. Prosperiteti i Indisë po rritet, por rritja nuk është ende e mjaftueshme.

Kur pronarët e fermave nga Maharashtra migrojnë në Mumbai, ata e gjejnë një qytet me kanalizim të hapur, me ujë të ndyrë, ndërsa sistemi i rrugëve dhe hekurudhave është i tejmbushur me njerëz.

Legjislacioni kufizues i planifikimit do të thotë se hapësira në Mumbai është më e shtrenjtë se ajo në Singapor.

Para se të gjendet rruga për në Mars, do të ishte më mirë që autoritetet e Indisë ta ndihmojnë popullin e tyre që ta gjejnë rrugën për në Mumbai, përfundon artikulli i gjatë në të përditshmen londineze, Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Të ndërlidhura

XS
SM
MD
LG