Ndërlidhjet

Daçiq: Do të flitet për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në veri


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në veri të Kosovës do të jetë një nga temat që do të diskutohen nesër në Bruksel, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke iu referuar takimit të paralajmëruar ndërmjet tij dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në takim me Ashtonin dhe Thaçin, njëra nga temat e bisedimeve do të jetë edhe shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në veri të Kosovës, si dhe në të gjitha vendet, ku serbët e kanë pasur të pamundur të votojnë dhe kanë qenë të frikësuar”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Burimet e njëjta paralajmërojnë se në takimin e së mërkurës do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
XS
SM
MD
LG