Ndërlidhjet

HRW– shqetësime për gazetarët norvegjezë në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Grupi për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se policia në jug të Rusisë ka arrestuar, keqtrajtuar dhe kërcënuar dy gazetarë norvegjezë, të cilët kanë qenë një udhëtim raportimi në Soçi.

HRW ka thënë se autoritetet në mënyrë të vazhdueshme kanë arrestuar dhe marrë në pyetje ekipin nga TV2 i Norvegjisë, gjatë një periudhe prej tre ditësh.

Organizata ka bërë me dije se midis 31 tetorit dhe 2 nëntorit, gazetarët Oysteing Bogen dhe Aage Aunes, janë ndaluar nga policët e trafikut rus gjashtë herë.

Ajo ka thënë se të dy ata janë arrestuar tre herë dhe janë marrë “në mënyrë agresive në pyetje”.

HRW ka thënë se kjo sjellje ndaj gazetarëve norvegjezë duhet të trondisë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, i cili ogranizon Lojërat Dimërore në Soçi vitin e ardhshsëm.
XS
SM
MD
LG