Ndërlidhjet

Edhe 12 njerëz të ekzekutuar në Iran


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Irani thonë se edhe 12 njerëz të tjerë janë ekzekutuar për një sërë krimesh.

Gjashtë të burgosur janë ekzekutuar në dy burgje në provincën Kerman, ndërsa një në Kurdistan dhe pesë në Kermanshah.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Human Rights Watch kanë përsëritur thirrjet e tyre për Teheranin që t’i japë fund dënimit me vdekje, pas raporteve se Republika Islamike ka ekzekutuar 18 persona më 26 tetor.

HRW thotë se Irani ka kryer mbi 400 ekzekutime në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG