Ndërlidhjet

Vdes gazetari i plagosur nga sulmi në metronë e Minskut


Mikalay Ilyushenka

Mikalay Ilyushenka

Një gazetar bjellorus, i cili është plagosur në bombardimin e metrosë në Minsk më 2011, ka ndërruar jetë.

Ish-zëvendëskryeredaktori i gazetës “Vecherny Minsk, Mikalay Ilyushenka, 64 vjeç, është varrosur sot.

Ai u është nënshtruar më shumë se 12 operacioneve, për të trajtuar plagët që ka marrë në sulmin e prillit, 2011, i cili ka vrarë 15 persona.

Dy persona, të dy nga 26 vjeç, janë dënuar me vdekje për kryerje të sulmit dhe janë ekzekutuar në mars të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG