Ndërlidhjet

Përfaqësuesja e NATO-s vlerëson pozitën e femrës në FSK


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pritën sot në takim pune zonjën Mari Skaare, përfaqësuese speciale e sekretarit të NATO-s për çështje të femrës, paqes dhe sigurisë.

Në takim u bisedua për standardet e NATO-s, për angazhimin e femrës në ushtri, operacionet ushtarake dhe misionet paqësore.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për pozitën aktuale të femrës në FSK si dhe angazhimet e vazhdueshme që po bëhen për arritjen e rezultateve të reja.

Pozita e femrës në FSK u vlerësua e lartë dhe që duhet përshëndetur.
XS
SM
MD
LG