Ndërlidhjet

Spiunimi: Gjermania kërkon shpjegime nga Britania


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka kërkuar nga ambasadori i Britanisë në Berlin që të shpjegojë raportet e mediave, të cilat thonë se agjencia britanike e inteligjencës ka operuar me një stacion të fshehtë spiunimi në ambasadë.

Guido Westerwelle ka thirrur ambasadorin britanik, pas raportit që ka publikuar të martën gazeta londineze “The Independent”.

Raporti thirret në dokumentet që janë zbuluar nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Akuzat e fundit se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të miliona gjermanëve të tjerë, kanë shkaktuar zemërim në Gjermani.
XS
SM
MD
LG