Ndërlidhjet

Bildt: S’do ketë shtyrje të bisedimeve për Serbinë


Carl Bildt
Carl Bildt
Qeveria e Serbisë, në zgjedhjet lokale në Kosovë, ka bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

Ai nuk pret që të ketë shtyrje të fillimit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe që incidentet gjatë zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, të ndikojnë në këtë proces.

“Jo, nuk mendoj se do të ndodhë një gjë e tillë, pasi është e qartë si kristali se zyrtarët në Beograd kanë bërë gjithçka që ka qenë në fuqinë e tyre, që zgjedhjet lokale të jenë të organizuara mirë dhe që pjesëmarrja të jetë solide”.

“Përveç kësaj, ata kanë dënuar incidentet e dhunshme, të cilat kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, më fuqishëm se secili vend anëtar i Bashkimit Evropian”.

“Për këtë, nuk mendoj se kjo do të hedhë hije mbi Beogradin dhe do të zvogëlojë shanset e Serbisë që së shpejti të nisë bisedimet e anëtarësimit”, ka thënë Bildt për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG