Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jorku zgjedh kryetarin


Bill de Blasio

Bill de Blasio

Zgjedhjet për kryetarin e Nju Jorkut, qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara, janë në zhvillim e sipër.

Demokrati Bill de Blasio pritet të fitojë garën dhe të pasojë kryebashkiakun Michael Bloomberg, i cili jep dorëheqje pas tre mandatesh.

Sondazhet kanë treguar se de Blasio do të fitojë afro 65 për qind të votave dhe do të mposhtë lehtë sfiduesin republikan, Joe Lhota.

Zgjedhjet do të përfundojnë në orën 21:00, sipas kohës në SHBA.
XS
SM
MD
LG