Ndërlidhjet

Bildt s’është optimist për afrimin e Ukrainës me BE-në


Carl Bildt

Carl Bildt

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është i bindur se Bashkimi Evropian dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshje asociimi, këtë muaj në Vilnius.

“Unë nuk kam qenë kurrë i bindur në këtë”, ka thënë Bildt, duke shtuar se shumëçka do të varet nga raporti i Coxit dhe Kwasniewskit, i cili pritet t’i jepet Bashkimit Evropian më 14 nëntor.

Ish-presidenti polak, Aleksandar Kwasniewski, dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox, kryesojnë një mision të BE-së, i cili vëzhgon procedurat kundër ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko.

Bildt ka thënë se zyrtarët e BE-së do ta marrin raportin para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme, më 18 nëntor.

Por, ai ka thënë se dyshon që raporti do ta ndihmojë Ukrainën.
XS
SM
MD
LG