Ndërlidhjet

Australia mund të mbajë trupa në Afganistan edhe pas 2014-ës


Ushtarë australianë në Afganistan

Ushtarë australianë në Afganistan

Ambasadori i Australisë në Kabul ka thënë se qeveria e tij mund të mbajë deri në 400 trupa në Afganistan pas tërheqjes së forcave të NATO-s, në vitin 2014.

Jon Philip i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se Australia i ka bërë ofertën Qeverisë afgane, për të mbajtur 100 deri në 400 trupa në Afganistan, “në vitin 2015 dhe në vazhdim”.

Ai ka thënë se varet nga Kabuli për të vendosur nëse do ose jo që trupat australiane të qëndrojnë.

Australia, aktualisht, ka rreth 1,200 ushtarë në Afganistan, shumica të vendosur në provincën Urozgan.
XS
SM
MD
LG