Ndërlidhjet

Në Taxhikistan mbahen presidencialet


Presidenti aktual i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.
Presidenti aktual i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.
Në Taxhikistan mbahen sot zgjedhjet presidenciale.

Presidenti i tanishëm, Emomali Rahmon, pritet të fitojë lehtësisht mandatin e katërt në zyrë.

Pesë kandidatët e tjerë janë figura relativisht të panjohura, të cilat janë përmbajtur nga kritikat për politikat qeveritare, gjatë fushatës parazgjedhore, të sponsporizuar nga shteti.

Partia Social-Demokrate, e cila është në opozitë, ka thënë se do të bojkotojë zgjedhjet, pasi fushata është mbajtur me “shkelje të kushtetutës” dhe “falsifikime të organizuara nga shteti”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kritikuar mediat e kontrolluara nga shteti në Taxhikistan, për mbulim ekskluziv të fushatës së Rahmonit.

Qasja në YouTube ka qenë pjesërisht e bllokuar në prag të zgjedhjeve.

Taxhikistani është njëri nga vendet më të varfra në Azinë Qendrore, me papunësi të lartë dhe korrupsion të shfrenuar.
XS
SM
MD
LG