Ndërlidhjet

logo-print

DASH uron Kosovën për zgjedhjet


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin Republikën e Kosovës për zgjedhjet e saj historike të 3 nëntorit.

Në deklaratë thuhet se pavarësisht kërcënimeve dhe dhunës që synonte bllokimin e procesit demokratik, populli i veriut të Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur përfaqësuesit legjitimë, për herë të parë në shumë vite.

Departamenti i Shtetit ka përshëndetur po ashtu angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë për nxitjen e pjesëmarrjes së votuesve.

“Organizimi i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve është një aspekt i rëndësishëm i zbatimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen që faza e ardhshme e procesit zgjedhor të zhvillohet në mënyrë paqësore, të lirë dhe të drejtë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet në veri të Mitrovicës që dëmtuan zgjedhjet në Kosovën veriore dhe u kërkojnë autoriteteve relevante të Kosovës që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e incidenteve. Ne nuk duhet të lejojmë që dhuna e disa personave të hedhë hije mbi arritjen e rëndësishme që këto zgjedhje përfaqësojnë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
XS
SM
MD
LG