Ndërlidhjet

Facebook “të bëhet i arritshëm” për të gjithë iranianët


Ilustrim

Ilustrim

Ministri iranian i Kulturës, Ali Jannati, ka thënë se Facebook-u dhe rrjetet e tjera sociale duhet të bëhen të arritshme për të gjithë iranianët.

“Pengesat ligjore duhet të hiqen”, ka thënë Jannati, raporton agjencia Irna.

Facebook është në mesin e mijëra ueb-faqeve të bllokuara nga Republika Islamike.

Megjithatë, disa zyrtarë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Javad Zarif, kanë profile në Facebook.

Iranianët e rëndomtë hyjnë në këtë faqe vetëm përmes mjeteve anti-filtruese.
XS
SM
MD
LG