Ndërlidhjet

Holanda “padit” Rusinë në gjykatë


Disa nga aktivistët e burgosur të Greenpeace.
Disa nga aktivistët e burgosur të Greenpeace.
Holanda do të paraqesë sot Rusinë para një gjykate ndërkombëtare, për shkak të burgosjes së 30 aktivistëve të organizatës Greenpeace, gjatë një proteste të tyre kundër shpimit për naftë në Arktik.

Holanda do të argumentojë para Tribunalit Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me seli në Hamburg, se Rusia nuk ka pasur të drejtë të hynte në anijen që barrte aktivistët, pasi ajo ka qenë duke lundruar në ujërat ndërkombëtare.

Ngjarja ka ndodhur në muajin shtator.

Holanda do që gjykata të urdhërojë Rusinë që të lirojë aktivistët dhe anijen e tyre me flamurin holandez.

Rusia i ka thënë gjykatës se nuk e pranon rastin e Holandës dhe se nuk do të marrë pjesë në seancë.

Komiteti Hetues i Rusisë i ka akuzuar fillimisht aktivistët për pirateri, për t’ua reduktuar më pas akuzën në huliganizëm.
XS
SM
MD
LG