Ndërlidhjet

Kerry për mision të paqes në Lindje të Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Tel Aviv.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Tel Aviv.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, shpreson të lëvizë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Kerry takon sot kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, para se të udhëtojë në Bregun Perëndimor për bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Me arritjen në Tel Aviv, Kerry ka deklaruar se bisedimet e paqes janë vështirëusar, por ka thënë se marrëveshja është ende e mundur.

Kerry ka bindur dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve në muajin korrik, pas një ndërprerjeje gati trevjeçare të negociatave, për shkak të ndërtimeve të Izraelit në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG