Ndërlidhjet

Marrëveshja për Iranin mund të arrihet këtë javë


Iran
Iran
Kryenegociatori i Iranit për çështjet bërthamore, Javad Zarif, ka thënë se marrëveshja kornizë me fuqitë botërore, në lidhje me programin atomik të Teheranit, “mund të arrihet këtë javë”.

Zarif, i cili është edhe ministër i Jashtëm i Iranit, ka takuar në Paris homologun e tij francez, Laurent Fabius.

Duke folur për televizioni France 24, Zarif ka thënë se bisedimet e fundit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kanë qenë pozitve.

Takimi ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Francën, Britaninë, Kinën dhe Gjermaninë, mbahet nesër në Gjenevë.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani është duke zhvilluar në mënyrë të fshehtë armë bërthamore – akuzë që hidhet poshtë nga Republika Islamike.

Zarif po ashtu i ka thënë televizionit France 24 se Teherani mund të përdorë ndikimin e tij për të inkurajuar forcat josiriane që luftojnë në Siri, për t’u tërhequr nga ky vend.
XS
SM
MD
LG