Ndërlidhjet

Vritet një prokuror publik në Iran


Iran
Iran
Raportet nga Irani thonë se një prokuror publik në provincën Sistan Baluçistan është vrarë “në një sulm terrorist”.

Ebrahim Hamidi, kreu i gjyësorit provincial, është cituar nga agjencitë iraniane të ketë thënë se Mousa Nouri, prokuror në qytetin Zabul, është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr ndaj makinës së tij.

Shoferi i tij është vrarë po ashtu në sulm.

Zabuli ndodhet pranë kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG