Ndërlidhjet

Lieberman, i pastër nga akuzat për korrupsion


Avigdor Lieberman
Avigdor Lieberman
Ish-ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, është shpallur i pastër nga akuzat për korrupsion.

Liberman ka dhënë dorëheqje vitin e kaluar, pasi është akuzuar për mashtrim dhe shkelje të besimit.

Ai është akuzuar se ka emëruar një diplomat izraelit në një pozicion të ambasadorit, si mënyrë për të falënderuar diplomatin për sigurimin e dokumenteve të klasifikuara mbi një hetim policor kundër tij.

Vendimi i sotëm i gjykatës në Jerusalem i hap rrugë Liebermanit për t’u kthyer sërish në politikë.
XS
SM
MD
LG