Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden 7 trupa të pajetë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur në qytetin Kalat të provincës jugore të Afganistanit, Zabul.

Radio Afganistani i Lirë citon shefin e sigurisë në Zabul, Ghulam Sakhi Rogh Levany, të ketë thënë se të shtatë viktimat besohet se janë civilë, që janë vrarë nga talibanët, nën dyshimet se kanë bashkëpunuar me qeverinë.

Raportet të tjera, ndërkaq, thonë se ata mund të jenë ushtarë të Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit, të cilët janë zhdukur derisa kanë qenë duke udhëtuar nga provinca Kandahar në shtëpitë e tyre në Zabul, një javë më parë.

Radio Afganistani i Lirë raporton se trupat i janë dorëzuar ushtrisë për të ndihmuar në identifikimin e tyre.
XS
SM
MD
LG