Ndërlidhjet

Kerry beson në marrëveshjen izraelito-palestineze


Kerry dhe Netanyahu
Kerry dhe Netanyahu
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka shfaqur optimizmin se tensionet dhe vështirësitë midis Izraelit dhe palestinezëve mund të tejkalohen.

Kerry i ka bërë këto komente në fillim të bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Nga Jerusalemi ai do të udhëtojë për në Bregun Perëndimor, ku do të takojë presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Kerry i ka bërë thirrje edhe Netanyahut, edhe Abbasit që të bëjnë “kompromise të verteta dhe vendime të vështira”.

Kerry ka bindur dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve në muajin korrik, pas një ndërprerjeje gati trevjeçare të negociatave, për shkak të ndërtimeve të Izraelit në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG