Ndërlidhjet

logo-print

Ashton nis takimet me Daçiqin dhe Thaçin


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Në Bruksel ka nisur rrethi i ri i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Si edhe herave të tjera, ndërmjetësuesja e dialogut, Catherine Ashton, po takon fillimisht kryeministrin Daçiq dhe ekipin e tij, për të vazhduar pastaj me kryeministrin Thaçi dhe delegacionin kosovar.

Takimi i përbashkët pritet të nisë në orët e para të pasdites, thuhet në një komunikatë nga zyra e baroneshës Ashton.

Është thënë se në takim do të diskutohen hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor në Kosovë, si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG