Ndërlidhjet

“The Grand Budapest Hotel” do të hapë Berlinalen


Berlin - Foto arkivi
Berlin - Foto arkivi
Festivali i 64-t i Filmit në Berlin do të nisë vitin e ardhshëm me premierën botërore të regjisorit amerikan, Wes Anderson.

Në filmin e tij “The Grand Budapest Hotel”, rolin kryesor e ka aktori Ralph Fiennes, i cili punon si portier i një hoteli të famshëm.

Anderson, tri herë i nominuar për Oscar, është i njohur për filmat si: "Moonrise Kingdom", "The Royal Tenenbaums" dhe "The Life Aquatic with Steve Zissou".

Berlinalja do të zhvillohet më 6-16 shkurt, 2014.
XS
SM
MD
LG