Ndërlidhjet

Përpjekje për të liruar Tymoshenkon


Tymoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre.

Tymoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre.

Ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian janë kthyer në Kiev, në përpjekje për të siguruar lirimin e ish-kyreministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko.

Politikani irlandez, Pat Cox, dhe ish-presidenti polak, Aleksander Kwasniewski, pritet të takojnë zyrtarët qeveritarë dhe të vizitojnë Tymoshenkon në një spital të Karkivit.

Tymoshenko është dënuar në vitin 2011 më shtatë vjet burg, nën akuzat se ka abuzuar me detyrën zyrtare.

Perëndimi dyshon se burgosja e saj është e motivuar politikisht.

BE ka paralajmëruar Ukrainën se po i kalon koha për zgjidhjen e rastit të Tymoshenkos, nëse do që të nënshkruajë marrëveshje asociimi me këtë mekanizëm.
XS
SM
MD
LG