Ndërlidhjet

logo-print

Biznesmeni rus Polonsky, i gatshëm për marrëveshje me hetuesinë


Sergei Polonsky

Sergei Polonsky

Biznesmeni rus, Sergei Polonsky, i cili kërkohet nga Moska për dyshimet për korrupsion, është i gatshëm të bëjë marrëveshje me hetuesit dhe të kthehet në Rusi nga Kamboxhia, ku ndodhet aktualisht.

Avokati i Polonsky-it, Aleksandr Karabanov, ka thënë të mërkuren se klienti i tij i ka plotësuar formularët e dokumenteve të nevojshme në lidhje me gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje.

Polonsky dhe dy bashkëpunëtorë të tij, ishin arrestuar në Kamboxhia vitin e kaluar, pasi dy persona u ankuan se biznesmeni rus i kishte rrahur ata.

Polonsky kaloi tre muaj në burg në Kamboxhia, dhe më pas u largua për në Izrael ku ishte i pasukseshëm në përpjekjet për të marrë shtetësinë e këtij vendi.

Në gusht, autoritetet ruse lëshuan një fletarrest ndërkombëtar, nën akuzat për shpërdorime.

Polonsky njihet për qëndrimet e tij ekscentrike të viteve të fundit.

Në vitin 2011, ai i bëri kryetitujt, pasi një figurë e njohur e botës së medias, Aleksandr Lebedev e grushtoi atë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.
XS
SM
MD
LG