Ndërlidhjet

Grevë masive në Greqi


Ilustrim/Athinë

Ilustrim/Athinë

Një grevë e përgjithshme, e nisur ditën e sotme, e ka paraziluar transportin në gjithë Greqinë.

Në grevë ka hyrë edhe sektori i shërbimeve, në shenjë pakënaqësie me masat e mëtutjeshme të kursimeve në këtë vend.

Greva, e thirrur nga unionet më të mëdha të sektorit publik dhe atij privat, ka bllokuar transportin tokësor, ujor dhe ajror.

Janë mbyllur edhe shkollat publike, ndërsa spitalet dhe shërbimet tjera mjekësore po funksionojnë vetëm për rastet emergjente.

Më shumë se gjashtë mijë demonstrues kanë marshuar rrugëve të Athinës, duke kundërshtuar rritjen e taksave dhe zvogëlimin e pagave e pensioneve, sipas kërkesave të huadhënësve ndërkombëtarë.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në Selanik.

Inspektorët nga vendet e eurozonës, të Bankës Qëndrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndodhen aktualisht në Greqi për të analizuar progresin e arritur në reformat që ky shtet është i obliguar t’i kryejë, në mënyrë që të marrë pjesën tjetër të fondeve nga paketa e shpëtimit, e që kap shifrën e një milliard eurove.
XS
SM
MD
LG