Ndërlidhjet

Zyrtarët irakianë kanë bërë të ditur se nga shpërthimi i sotëm i një bombe në veriperëndim të Bagdadit, kanë mbetur të vdekur së paku pesë oficerë policie.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të qytetit Bakuba.

Bakuba dhe rajoni përreth, kanë përjetuar një ngritje të nivelit të dhunës gjatë kohëve të fundit.

Niveli i dhunës në Irak është rritur ndjeshëm, pasi forcat e sigurisë sulmuan një kamp suni në veri të Irakut në prill.

Raportet thonë se më shumë se 5, 500 njerëz janë vrarë që nga prilli.
XS
SM
MD
LG