Ndërlidhjet

Taxhikistan: Zgjedhjet e vlefshme, pavarësisht parregullsive


Poster elektoral në Taxhikistan, 6 nëntor 2013
Poster elektoral në Taxhikistan, 6 nëntor 2013
Zgjedhjet në Taxhikistan janë shpallur të vlefshme, pavarësisht raportimeve për parregullsi në disa vendvotime.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka thënë të mërkuren se dalja në zgjedhje ka qenë rreth 60 përqind deri në orën 14:00 sipas kohës lokale atje.

Sipas ligjeve në fuqi në Taxhikistan, që zgjedhjet të shpallen të vlefshme duhet një pjesëmarrje prej së paku 50 përqind.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në Taxhikistan kanë raportuar për një seri të parregullsive.

Në rajonin Vahdat, për shembull, shumë gra kishin hedhur disa vota në emër të familjarëve të tyre.

Procesi zgjedhor po monitorohet edhe nga OSBE-ja.

Partia opozitare e socialdemokratëve i ka bojkotuar zgjedhjet.

Pritet që fitues të dalë, Emomalu Rahmon, i cili ndodhet në pozitën e presidentit prej vjetësh.

Ai po garon kundër pesë kandidatëve relativisht të panjohur për publikun.
XS
SM
MD
LG