Ndërlidhjet

Armeni: Nisin hetimet për protestat e nacionalistëve


 Shant Harutiunian, gjatë protestave të 5 nëntorit 2013
Shant Harutiunian, gjatë protestave të 5 nëntorit 2013
Autoritetet armene kanë nisur hetimet për përleshjet e së martes mes policisë dhe nacionalistëve në Jerevan.

Ministria e Brendshme ka thënë të mërkuren, se lideri i Partisë Nacionaliste, Shant Harutiunian, i biri i tij, dhe tëtëmbëdhjetë mbështetës të tjerë, janë arrestuar nën akuzat për sjellje të dhunshme kundër policisë dhe dëmtim të pronës.

Rreth tetëmbëdhjetë protestues të tjerë ishin liruar ndërkohë.

Harutiunian, ka bërë të ditur më heret se ai dhe mbështetësit e tij planifikojnë të organizojnë, atë që ata e quajnë “revulucion”, duke premtuar se do të hedhin në erë zyrat e presidencës së vendit.

Nëntë persona, në mesin e të cilëve një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar dhe tetë oficerë policie, po trajtohen në spital pas lëndimeve të marra gjatë përleshjeve.
XS
SM
MD
LG