Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nis procesi për sulmin me acid ndaj shefit të baletit


Balerini i akuzuar, Pavel Dmitrichenko

Balerini i akuzuar, Pavel Dmitrichenko

Drejtori artistik i një trupe ruse të baletit, Sergei Filin, viktimë e një sulmi me acid, ka thënë se kolegu i tij Pavel Dmitrichenko, ka kohë që po provon ta vrasë.

Duke dëshmuar para një gjykate në Moskë, ai ka thënë se Dmitrichenko, një ish-solist baleti, i cili akuzohet për sulmin, ishte shume emotiv, shkurtpamës dhe nuk i duronte kritikat.

Dmitrichenko, ndërkohë, është deklaruar i pafajshëm gjatë senacës së parë dëgjimore.

Hetuesit thonë se Dmitrichenko kishte mospajtime me Filin-in rreth përcaktimit të një roli.

Filin i ka kërkuar Dmitrichenko-s një dëmshpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Nëse shpallet fajtor, balerini Dmitrichenko, mund të dënohet deri me 12 vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG