Ndërlidhjet

Siri: Rusia propozon bisedime joformale, para konferencës së Gjenevës


Zv. Ministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov

Zv. Ministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov

Një zyrtar rus ka bërë të ditur se Rusia është e gatshme të organizojë bisedime joformale në mes të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe palës opozitare, si pjesë e përgatitjeve për konferencën e paqes, që pritet të mbahet në Gjenevë.

Zv.Ministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka thënë se “bisedimet nuk është e domosdoshme që të përfundojnë me ndonjë marrëveshje”, duke shtuar se qëllimi i Rusisë është të krijojë atmosferën e duhur para bisedimeve formale.

Ai ka bërë të ditur se disa grupe opozitare siriane tashmë kanë pranuar të marrin pjesë në këto bisedime paraprake, por nuk ka dhënë detaje.

Opozita siriane mbetet e ndarë sa i përket pjesëmarrjes së saj në bisedimet zyrtare të paqes.

Konferenca e paqes, ishte propozuar nga Rusia dhe SHBA-ja, por një datë e saktë për mbajtjen e saj nuk është caktuar ende.
XS
SM
MD
LG