Ndërlidhjet

Bjellorusi: Tri ditë arrest për liderin e Frontit Rinor


Zmitser Dashkevich

Zmitser Dashkevich

Liderit të lëvizjes së paregjistruar zyrtarisht, Fronti Rinor, në Bjellorusi i është shqiptuar masa e arrestit tre ditor, për rezistencë ndaj policisë.

Zmitser Dashkevich, u kap të mërkuren derisa po mbledhte nënshkrime për një peticion që kërkonte riemërimin e rrugës Lenin, në qendër të Minskut.

Sipas tij mbledhja e nënshkrimeve po bëhej si pjesë e një fushate më të gjërë, për “dekomunizimin” e Bjellorusisë.

Dashkevich ishte liruar nga burgu në gusht, pasi kishte qëndruar prapa grilave për dy vjet e gjysmë, pas dënimit për sulmim të dy personave në vitin 2010.

Ai e kishte kundërshtuar dënimin, të cilin e kishte cilësuar si të motivuar politikisht.

Amnesty International e ka cilësuar atë si një “të burgosur të ndërgjegjes”, i cili ishte burgosur për mendimet e tij politike.
XS
SM
MD
LG