Ndërlidhjet

Përfundon takimi Thaçi-Daçiq


Foto arkivi

Foto arkivi

Pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel në mes të kryeministrave Thaçi e Daçiq, zyra e baroneshës Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e këtyre bisedimeve, ka lëshuar një komunikatë për medie, me qëndrimin e baroneshës Ashton rreth rrjedhës së takimit.

“Pata një takim shumë të mirë me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Jam e lumtur që të dy kryeministrat u pajtuan sot për hapat e mëtutjeshëm në përmbylljen e suksesshme të procesit elektoral në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton në qëndrimin e saj pas takimit.

Tutje në qëndrimin e saj pas takimit, baronesha Ashton, ka thënë se “Autoritetet relvenate në Prishtinë do të vendosin për elementet specifike të këtij procesi”.

Ajo ka shtuar, se “Kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë të punojnë në implementimin e marrëveshjes së prillit dhe se kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të bërë gjithçka që është e për implementimin e plotë të saj”.

Takimi i sotëm Thaçi – Daçiq, u zhvillua në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa temë kyçe ishin zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me theks të veçantë procesin në veri.
XS
SM
MD
LG