Ndërlidhjet

Arrin në tetë numri i të vrarëve në Damask


Shpërthimi në Damask, 6 nëntor 2013
Shpërthimi në Damask, 6 nëntor 2013
Së paku tetë persona janë vrarë dhe pesëdhjetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Damask, raporton agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

Duke akuzuar “terroristët” për rastin, agjencia ka thënë se në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë.

Observuesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë së nga një shpërthim tjetër në Suvajda, kanë mbetur të vrarë edhe shefi i një dege të shërbimit inteligjent sirian dhe shtatë oficerë të tjerë të shërbimeve të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG