Ndërlidhjet

SHBA: Kthehet për gjykim, rrëmbyesi i aeroplanit të para tridhjetë vjetëve


Ilustrim
Ilustrim
Një amerikan i cili kishte rrëmbyer një aeroplan në Kubë, tridhjetë vjet më parë, do të kthehet në SHBA për t’u përballur me drejtësinë.

William Potts, 56 vjeçar, pritet të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuzat për pirateri ajrore, të cilat janë të dënueshme deri më njëzet vjet burgim.

Potts, një pjesëtar i grupit militant Panterat e Zeza Amerikano-Afrikane, e kishte rrëmbyer një aeroplan me 56 njerëz në bord, në vitin 1984, dhe kishte nisur për në Kubën komuniste, ku besonte se do të mirëpritej.

Në vend të kësaj, ai ishte arrestuar dhe dënuar për pirateri, me ç’rast kishte vuajtur një dënim prej 13 vjetësh.

Potts ka thënë se pret falje nga shteti amerikan.

Potts mendohet të jetë një nga dhjetra pjesëtarë të Panterave të Zeza, të cilët rrëmbyen aeroplanë, dhe që akoma vazhdojnë të ndodhen në Kubë që nga ajo kohë.
XS
SM
MD
LG