Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania: Snowden të japë informata nga Moska


Deputeti gjerman, Hans-Christian Stroebele, djathtas dhe Edward Snowden, majtas, Moskë, 31 tetor 2013

Deputeti gjerman, Hans-Christian Stroebele, djathtas dhe Edward Snowden, majtas, Moskë, 31 tetor 2013

Ligjvënësit gjermanë, të cilët po merren me dyshimet për përgjimet amerikane ndaj kancelares Anglea Merkel, kanë thënë të mërkurën se do të mundohen të marrin të dhëna nga Edward Snowden, pa shkaktuar probleme rreth statusit të tij aktual në Moskë.

Në atë çka duket të jetë zhgënjim për Snowden-in, i cili shpresonte të shkonte në Francë ose Gjermani, pala gjermane ka thënë se është përjashtuar çdo mundësi për sjelljen e tij në Gjermani, raporton Reuters.

”E kam bërë përsëri të qartë se ne qëndrojmë prapa vendimit të marrë gjatë verës se Snowden nuk ka të drejtë azili në Gjermani, sepse ai nuk është i përndjekur politik” iu ka thënë gazetarëve Ministri i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich.

“Ne duhet të shohim se cila janë rrethanat në të cilat zotëri Snowden mund të dëgjohet nga Moska, dhe të na japë informata shtesë mbi këtë çështje, nëse ka të tilla”, ka shtuar ai, pas një takimi parlamentar të komitetit që monitoron punën e shërbimeve inteligjente.
XS
SM
MD
LG