Ndërlidhjet

Holandë: Paditet qeveria për rastin e përgjimeve


Ilustrim

Ilustrim

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve AFP, pesë persona, në mesin e të cilëve një gazetar hetues dhe një haker i njohur, së bashku me katër organizata, kanë kompletuar një lëndë, të cilën e kanë dërguar në gjykatën e distriktit të Hagës, të mërkuren.

Kjo lëndë gjyqësore vjen pas zbulimeve të fundit se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, ka monitoruar rreth 1.8 milion telefonata holandeze për një muaj, dhe ia ka kaluar një pjesë të të dhënave shërbimeve inteligjente në Holandë.

Ministri i Brendshëm holandez, Ronald Plasterk, ministria e të cilit është në rolin e të pandehurit në këtë proces, ka konfirmuar përgjimet javën e kaluar në një televizion kombëtar, dhe i ka quajtur ato të papranueshme.

Ai ka thënë se shërbimet sekrete holandeze kanë shkëmbyer informata me agjencinë amerikane, por pa qenë domosdoshmërisht të njoftuar rreth prejardhjes së këtyre informatave.

Qeveria holandeze duhet t’iu tregojë paditësve, në afat prej tre muajsh, se çfarë informatash ishin mbledhur në lidhje me ta dhe për çka ishin përdorur ato.
XS
SM
MD
LG