Ndërlidhjet

Rusi: Gjobiten nëntë muzikantë ukrainas


Ilustrim
Ilustrim
Shërbimi Federal për Migrim i Rusisë, ka gjobitur nëntë pjesëtarë të një bendi roku nga Ukraina, për mungesë të lejeve të punës.

Bandi Okean Elzy, ishte duke perfomurar, në kohën kur shërbimi i migrimit iu bëri një inspektim të papritur.

Autoritetet e migrimit kanë thënë se asnjë nga nëntë anëtarët e bendit nuk kishte leje valide pune në Rusi, dhe se i ka dënuar ata me nga 600 dollarë secilin.
XS
SM
MD
LG