Ndërlidhjet

Yasser Arafat ishte helmuar për vdekje, thotë bashkëshortja


Suha Arafat
Suha Arafat
Bashkëshortja e liderit palestinez Yasser Arafat ka thënë se sipas forenzikës zviceriane, bashkëshorti i saj ishte helmuar për vdekje në vitin 2004, me një substancë radioaktive.

Suha Arafat, ka thënë të mërkurën se vdekja e burrit të saj ishtë një “vrasje politike”.

Një grup ekspertësh kishin hapur varrin e Arafat-it në Bregun Perëndimor për të hetuar mbi dyshimet e shfaqura rreth mënyrës së vdekjes së tij.

Raporti i këtij ekipi ekspertësh i është dorëzuar zonjës Arafat, të marten.

Ajo ka thënë se “ka prova të mjaftueshme që Arafat është vrarë”, por nuk ka akuzuar askënd për vrasjen, duke thënë se i ndjeri kishte shumë armiq.

Arafat, i cili ishte 70 vjeç kur vdiq, kishte deklaruar se iu kishte shpëtuar dyzet tentimeve për vrasje gjatë jetës së tij.
XS
SM
MD
LG