Ndërlidhjet

SHBA-ja pret “hapin e parë” nga Irani


Flamuri amerikan dhe ai iranian

Flamuri amerikan dhe ai iranian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Irani të pajtohet për një “hap të parë”, i cili ndalon përparimin e mëtejmë të programit bërthamor të këtij vendi, ka thënë të mërkuren një zyrtar i lartë amerikan.

Zyrtari ka folur pak para nisjes së bisedimeve dy ditore në mes të Iranit dhe gjashtëshes ndërkombëtare, që mbahet në Gjenevë, rreth programit kontravers iranian, raporton Reuters.

“Ajo çfarë ne presim, është një hap i parë, një mirëkuptim fillestar, i cili e ndalon avancimin e mëtejmë të programit bërthamor iranian”, ka thënë zyrtari.
XS
SM
MD
LG