Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetra të arrestuar gjatë një proteste në Moskë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Moskës ka arrestuar së paku katërmbëdhjetë persona për pjesëmarrje në një protestë të palejuar nga autoritetet, në mbështetje të të arrestuarve të mëparshëm në lidhje me “Aferën e Bolotnajas”.

Rreth njëqind persona u mblodhën të mërkurën në mbrëmje, në sheshin Manezh të Moskës, afër Kremlinit, në një aktivitet të organizuar nga lëvizja “Solidarnost”, përmes së cilës kërkuan lirimin e atyre që po mbahen ende prapa grilave që nga maji i vitit 2012, pas protestave në sheshin Bolotnaja.

Protesta antiqeveritare e vitit 2012, kishte eskaluar në përleshje të dhunshme me policinë, duke lënë dhjetra të lënduar.

Së paku dymbëdhjetë persona po mbahen ende nën arrest për këto ngjarje.

Protestuesit e sotëm, kanë kërkuar lirimin edhe të “të burgosurve të tjerë politikë”, përfshirë pjesëtaret e grupit performues Pussy Riot.
XS
SM
MD
LG