Ndërlidhjet

Rahmon pritet të fitojë presidencialet në Taxhikistan


Emomali Rahmon
Emomali Rahmon
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Taxhikistan pritet të bëhen publike sot.

Presidenti aktual, Emomali Rahmon, pritet të shënojë fitore të gjerë të mandatit të katërt në detyrë.

Në zgjedhjet e së mërkurës në Taxhikistan, ai është përballur me pesë kandidatë relativisht të panjohur.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, e cila ka monitoruar zgjedhjet, pritet të publikojë sot konstatimet e saj.
XS
SM
MD
LG