Ndërlidhjet

Ebadi kritikon Rohanin për të drejtat e njeriut


Shirin Ebadi
Shirin Ebadi
Aktivistja iraniane, Shirin Ebadi, e cila është fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ka kritikuar presidentin e Iranit, Hasan Rohani, për shkelje të të drejtave të njeriut.

Duke folur për agjencinë AP, Ebadi ka thënë se është rritur numri i ekzekutimeve prejse Rohani ka marrë detyrën këtë vit dhe ka akuzuar qeverinë se ka gënjyer në lidhje me lirimin e të burgosurve politikë.

Ebadi ka thënë se Rohani mund të ketë reputacion si një reformator i moderuar, por deri më tash “qeveria e re ka dërguar sinjale të këqija për të drejtat e njeriut”.

Ebadi ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2003, për përpjekjet e saj për të promovuar demokracinë.

Ajo jeton jashtë Iranit qysh në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG