Ndërlidhjet

Pishtari olimpik niset për në hapësirë


Kazakistan, 7 nëntor 2013.

Kazakistan, 7 nëntor 2013.

Pishtari olimpik është nisur në një rrugë, të cilën nuk e ka bërë asnjë pishtar tjetër.

Një raketë Souyz është nisur sot nga qendra Baikonur në Kazakistan, për të dërguar pishtarin dhe një ekip prej tre personash në hapësirë.

Për arsye të sigurisë, pishtari nuk do të jetë i ndezur gjatë fluturimit dhe as gjatë kohës së tij në hapësirë.

Pasi të futet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pishtari do të merret nga dy kozmonautë rusë dhe do të bëjë ecje në hapësirë.

Pishtari do të kthehet në Tokë të hënën, për të vazhduar rrugëtimin prej 65,000 kilometrash, i cili do të përfundojë me fillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG