Ndërlidhjet

Kerry sot në Jordani


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot në Aman.

Në kryeqytetin e Jordanisë, ai do të takojë Mbretin Abudallah, si dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Të mërkurën, Kerry ka takuar Abbasin në Betlehem dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem.

Kerry përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai ka bindur dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve në muajin korrik, pas një ndërprerjeje gati trevjeçare të negociatave, për shkak të ndërtimeve të Izraelit në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG