Ndërlidhjet

logo-print

AI: Të zbulohet vendndodhja e Tolokonnikovas


Nadezhda Tolokonnikova

Nadezhda Tolokonnikova

Organizata për të drejta të njeriut Amnesty International ka thënë se dështimi i zyrtarëve rusë për të zbuluar vendndodhjen e anëtares së burgosur të grupit Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova, tregon se ata bëjnë përpjekje ta heshtin atë.

Vendndodhja e Tolokonnikovas mbetet e panjohur qysh më 22 tetor, kur ajo është transferuar në një burg tjetër.

Duke u thirrur në një zyrtar të burgut, bashkëshorti i saj, Pytr Verzilov, ka thënë se Tolokonnikova është dërguar në një burg në Siberi, mijëra kilometra larg familjes së saj.

Amnesty International ka thënë se zyrtarët rusë “duhet të zbulojnë menjëherë vendndodhjen e saj”.

Tolokonnikova është duke shërbyer një dënim prej dy vjetësh burg, për shkak të një performance në vitin 2012 kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG