Ndërlidhjet

Rahmon rizgjidhet president i Taxhikistanit


Dushanbe, Taxhikistan
Dushanbe, Taxhikistan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Taxhikistan ka bërë të ditur se presidenti Emomali Rahmon ka fituar një mandat tjetër shtatëvjeçar nga zgjedhjet e së mërkurës.

Komisioni ka thënë se Rahmon, 61 vjeç, ka fituar 83.1 për qind të votave.

Ai është presidenti i Taxhikistanit qysh në vitin 1992.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, ai ka garuar kundër pesë kandidatëve, të cilët kanë qenë figura relativisht të panjohura politike.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, e cila ka monitoruar zgjedhjet, pritet të publikojë sot konstatimet e saj.
XS
SM
MD
LG