Ndërlidhjet

Rasti Politkovskaya: Gjyqi has në pengesa të reja


Anna Politkovskaya

Anna Politkovskaya

Gjyqi i pesë të dyshuarve për vrasjen e gazetares së njohur ruse, Anna Politkovskaya, ka hasur në pengesa të reja.

Seancat dëgjimore janë ndërprerë sot përkohësisht, pasi prokurori ka njoftuar se një anëtar i jurisë ka qenë i dënuar më herët për vrasje.

Komiteti Hetues i Rusisë po ashtu ka thënë se ka nisur dy raste kriminale kundër avokatit të të pandehurve, Murad Musayev, i cili zyrtarisht dyshohet për pengimin e drejtësisë.

Musayev ka thënë se kjo është përpjekje për të ndaluar pjesëmarrjen e tij në gjyq.

Politkovskaya është qëlluar për vdekje në vitin 2006, pranë apartamentit të saj në Moskë.

Në muajin korrik, pesë të dyshuarit kanë thënë se nuk janë fajtorë.
XS
SM
MD
LG